Protesta e fermerëve, Policia Kufitare njofton kufizimet që do të ketë në rrugën nacionale Kallpaq-Janinë

17/02/2024 20:30

Policia Kufitare greke e njoftoi se deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor.

Top Channel