Ambasada Amerikane zbardh takimet e Blinken në Tiranë: Duhet vazhduar forcimi i reformës se pavarur në drejtësi

16/02/2024 15:21

Ambasada Amerikane në Tiranë ka zbardhur mesazhet e Sekretarit Blinken gjatë takimeve të njëpasnjëshme ditën e djeshme në Tiranë.

“Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të qeverisë gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri dje. Sekretari Blinken pohoi se Shqipëria është kryesore në përballimin e kaq shumë prej sfidave me të cilat përballemi dhe se ne mund t’i përballojmë në mënyrë më efektive së bashku. Sekretari falënderoi Shqipërinë për mikpritjen e saj ndaj afganëve, mbështetjen e saj për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për mbështetjen e saj për Ukrainën kundër pushtimit të tmerrshëm dhe të paprovokuar të Rusisë. Ai vuri në dukje se lidhjet e biznesit vazhdojnë të rriten dhe diskutoi nevojën për të vazhduar forcimin e reformës së pavarur në drejtësi si pjesë thelbësore e nxitjes së rritjes ekonomike dhe përpjekjeve për pranimin në BE. Në përfundim të udhëtimit, Sekretari dhe Ministri i Jashtëm Igli Hasani nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi, për kornizën kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj dhe për programin e shkëmbimit akademik Fulbright”-shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA