“Nuk dua asnjë ngushëllim”/ Reagon nëna e Navalnyt: E takova para 4 ditësh, ishte shëndoshë e mirë

16/02/2024 23:50

Nëna e Alexei Navalny, Lyudmila, ka reaguar për vdekjen e djalit të saj, ku deklaron se ai ishte shëndoshë e mirë kur e takoi para 4 ditësh

Në një reagim në Facebook, ai shkruan se djali i saj ishte “i gjallë, i shëndetshëm dhe i lumtur” kur e pa për herë të fundit më 12 shkurt.

“Nuk dua të dëgjoj asnjë ngushëllim”, shtoi ajo.

Shërbimi burgjeve ruse tha se lideri i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, vdiq të premten në rajonin Yamalo-Nenets.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje të premten, “humbi vetëdijen” dhe më pas ndërroi jetë.

Në njoftim thuhet se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmojë Navalny, ndërsa po punohet për të mësuar shkakun e vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA