Situata Kosovë-Serbi, Sekretari amerikan i Shtetit: Dialogu i lehtësuar nga BE-ja, shtegu i vetëm për të ardhmen

15/02/2024 18:30

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë konferencës që zhvilloi e kryeministrin Edi Rama, foli për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai u shpreh se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian është shtegu i vetëm për një të ardhme sa më të mirë.

Blinken shtoi se janë të angazhuar plotësisht për ta çuar përpara integrimin e vendeve drejt Europës.

“Kur nisa të punoja në departamentin e shtetit sfida ishte Ballkani, Bosnje-Hercegovina, e pastaj Kosova kështu që shumë prej nesh kanë një histori që shikon thellë dhe kush më shumë se Biden. Jemi vërtet persona që kemi këtë nocion që nuk mund të shkojmë prapa në të ardhmen. Për këtë arsye jemi të angazhuar të mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin me njërit-tjetrin dhe Europë.

Për sa i përket Kosovës dhe Serbisë dialogu i lehtësuar nga BE-ja është shtegu i vetëm dhe i duhuri. Duhet të përgëzoj edhe rolin Shqipërisë për rolin në stabilitetin e rajonit dhe integrim. Ky është shtegu në fakt që kaq qartazi i sjell të gjithë drejt një të ardhmeje më të mirë. Ne dimë se cila është alternativë dhe duhet të jemi të vendosur për të marr këtë hap këtë shteg për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të bëjnë përpara në këtë shteg”, tha Blinken.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA