Ministrja Elisa Spiropali, e ftuar në Top Story, reagoi për rrëmujën sot në Kuvend, ku nuk u la që të mbajë interpelancën që kërkoi opozita, e deleguar nga kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej në Bruksel.
Vendimi i Ramës u kundërshtua nga deputeti Agalliu, i cili tha se Rama nuk mund të fshihet pas Spiropalit dhe vizitës së sekretarit Blinken.
“Unë jam ministre pa xhep, unë atë detyrë atë punë bëj, kam bërë edhe herë të tjera interpelanca në Kuvend. Kur kryeministri është në Bruksel, siç ishte sot, nuk mund të bëjë interpelancë në Kuvend dhe ia delegon ministrit për marëdhëniën për parlamentin ose një ministri tjetër. Më vjen keq për kolegun Agalliu, që iu bërtit dhe iu shkel mikrofoni në mënyrën më të pahijshme. Nuk e kuptoj pse e kanë këtë drojën që të mos reagojnë deputetët e opozitës, po thjesht largohen nga salla. Ne reagojmë sa herë”, tha Spiropali.
Teksa Agalliu po fliste nga vendi, Elda Hoti ka shkuar dhe i ka tërhequr kartën dhe mikrofonin deputetit të Bashës, duke bërë që zëri i tij të mos dëgjohet në sallë.
Top Channel