VAR-i vazhdon të shkaktojë debat dhe polemika.
Abel Balbo, ish-sulmuesi i njohur argjentinas i viteve 90’, në Serie A u aktivizua me skuadra si Roma, Fiorentina, Parma dhe Udinese.
Aktualisht drejton si trajner Central Cordoba. Skuadra e tij u mposht 2-0 nga Boca Juniors në “Bombonera”, sfidë ku Balbo nuk e kursen ironinë ndaj gjyqtarëve, në fushë dhe dhomën e VAR-it.
“Përpara se të pësonim golin e dytë, ne patëm dy mundësi shumë të mira për të barazuar, por nuk na u dhanë dy penallti. Ishim të barabartë me Bocën, mendoj se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë.
Arbitrat na mohuan dy penallti të pastra, i pashë edhe në dhomat e zhveshjes. Ishin penallti sade! Ndoshta ata të VAR-it po shihnin Big Brother-in… ”, theksoi 57-vjeçari.
Gjatë karrierës si futbollist, Balbo veshi 36 herë fanellën e kombëtares së Argjentinës dhe shënoi 11 gola.
Top Channel