Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë operacionit “Sundimi i ligjit”.
Në bulevardin “Skënderbeu” në Shkodër është lokalizuar automjeti me drejtues shtetasin H. M., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka dalë nga automjeti dhe është larguar afër një lulishteje ku ka tentuar të fshehë armën e zjarrit që mbante më vete.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur shtetasi H. M., 48 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, i cili në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë.
Arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti tip “BMW” që ai drejtonte u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Top Channel