Opozita ka paralajmëruar një lëvizje tjetër, pasi bashkimit të grupit të Gazment Bardhit me Rithemelimit.
Bardhi përmes një mesazhi lajmëron se të premten ora 12:00 do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.
“Nesër e premte, ora 12:00, në sallën “Antigonea”, Hotel Rogner, do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar. Takimi në pjesën e parë do të jetë i hapur për mediat. u falenderoj!”, shkruan Bardhi.
Ndryshe nga sa ndodhi në 8 janarin e dy viteve më parë, ku mes Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit kishte vetëm urrejtje, dy deputetët nga armiq sot janë kthyer në miq dhe në ditën simbol të dashurisë ata shkuan në kryeqendrën e veriut për t’i dhënë mesazhin e pajtimit edhe bazës.
Top Channel