Bardhi del hapur: Vulën Berishës/ Kreu i Grupit dhe Noka nisin takimet në terren nga Shkodra, Malësia e Madhe e Vau i Dejës

14/02/2024 19:50

Ndryshe nga sa ndodhi në 8 janarin e dy viteve më parë, ku mes Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit kishte vetëm urrejtje, dy deputët nga armiq sot janë kthyer në miq dhe në ditën simbol të dashurisë ata shkuan në kryeqendrën e veriut për t’i dhënë mesazhin e pajtimit edhe bazës.

“Bashkimi ka ndodhur ka një pjesë shumë të vogël të demokratëve që ende janë në një rrugë të gabuar”, tha Bardhi.

Ky mesash i Gazment Bardhit mesa duket shkoi për ata deputetë që nuk i janë bashkuar ende, mes tyre edhe mikja e tij Jorida Tabaku.

“Gjej rastin nga Shkodra t’i ftoj t’i bashkohen PD-së, t’i bahskohen betejës kundë Edi Ramës”, tha ai.

Gazment Bardhi ka hedhur pas të shkuarën kur dikur mbronte selinë dhe vulën nga Sali Berisha, sot e njeh jo vetëm si kryetar por ërkon që gjykata t’i japë të drejtë.

“Besoj nuk ka askush dyshim dhe nuk do të duhet të ketë më dyshim nga gjykata se kush është dhe ku është PD-së. Pra kreu i PD-së është Berisha? Besoj është e qartë në përgjigjet që kam dhënë”, u shpreh ai.

Ndryshe nga sa bëri Gazment Bardhi, Flamur Noka duket se derën nuk ja hap të gjithë demokratëve duke lënv jashtë Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

 

Top Channel