“Dy anët e medaljes së vizitës së Sekretarit Blinken”/ Gazetari: Pas disa muajsh do të mësojmë të vërtetën

15/02/2024 21:21

Vizita e Antony Blinken, ashtu sikurse e çdo Sekretari Amerikan që ka ardhur më parë në Shqipëri, kishte dy anë të medaljes, sipas gazetarit Muhamed Veliu.

Në një lidhje direkte për “Top Story”, Veliu tregoi prapaskenat e vizitës tetë orëshe të Blinkenit, të cilën e raportoi sot për lajmet në Top Channel.

“Edhe kjo vizitë i kishte të dyja anët e medaljes. Atë që u deklaruar, qëndrimet e mbajtura dhe ana e panjohur, për të cilën do të mësojmë 3 apo 6 muaj më vonë, se cila ishte arsyeja e vërtetë pse Blinken vizitoi Tiranën. Kur në Shqipëri ka ardhur Clinton, një nga çështjet e diskutuara ishte ajo e strehimit të muxhehedinëve. nëse në fillim u strehuan 200 muxhahedinë pastaj erdhën të gjithë”, u shpreh ai.

Sipas gazetarit, primare mbetet vlerësimi i Shqipërisë për rolin e saj paqeruajtës, në një kohë kur influencat ruse janë prezentë. Në SHBA, Shqipëria shihet si faktor stabiliteti.

I pyetur nga autorja dhe moderatorja, Grida Duma, nëse gazetarët kishin një udhëzim mbi pyetjet që duhet të bënin, gazetari tha se “ishte dakordësuar që të bëheshin dy pyetje nga gazetarë shqiptarë dhe dy pyetje nga gazetarë amerikanë, por ishim të lirë të bënim pyetjet tona”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA