Limonët mbeten në pemë në Lushnjë, kultivuesit në Krutje: Nuk i vjelim, çmimi shumë i ulët

14/02/2024 12:28

Në Lushnjë fermerët e agrumeve ankohen këtë sezon me janë më të prekur ndër kultivuesit.

Në zonën e Krutjes janë shumë fermerë që kanë kultivuar sipërfaqe të mëdha me limonë por për ata ky vit është viti me çmimin më të ulët në shitje.

Jorgji Qose është një nga fermerët E shumtë që prej disa vitesh merret me kultivimin e limonave. Në mungesë të tregut të shitjes ai po mundohet t’a ruaj një pjesë të limonave në këtë dhomë frigoriferike, ndërsa pjesën tjetër nuk ka ku t’a çojë duke e lënë në pemë.

Qose tregon se çmimi që po shitet nuk ka leverdis dhe po mundohet t’a ruaj sadopak në këtë ambient me shpresën se çmimi do të rritet, por kjo ruajtje nuk mund të zgjasë shumë pasi me qëndrimi i gjatë ka filluar të dëmtoj limonat.

Ndryshe nga Jorgji shumë fermerë të tjerë E kanë lënë pa vjelë limonin në pemë ndaj janë me dhjetëra hektarë ku agrumet tashmë kanë rënë në tokë.

“Kosto për të ardhur deri te prodhimi i limonit është e lartë dhe çmimi që këta fermer do ishin të kënaqur është 500lek të vjetra, ndërsa me këtë çmim ata nuk justifikojnë asnjë shpenzim”- tha Jorgji.

Beqo Plaku një tjetër fermer thekson se kjo situatë është e përsëritur dhe për këtë ai fajëson grosistët e mëdhenjtë pasi fusin limona nga jashtë kur cilësia e limonit tonë sipas tij është shumë here më e mirë.

Të gjendur përpara kësaj situate shumë fermer po mendojnë braktisjen e kësaj kulture duke planifikuar edhe prerjen e pemëve.

Top Channel