Orjana Gremi, vajza që në janar të vitit që shkoi hodhi në ujërat e lumit Kir, foshnjën e saj të porsalindur është dënuar me 22 vite burg.

Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese. Megjithatë, kërkesa e saj nuk u mor në konsideratë nga Gjykata e Shkodrës.

Mbi të rëndon akuza e “vrasjes së të miturit”.

Kujtojmë se Oriana Gremi, banuese në fshatin Myselim e lindi foshnjën më 30 dhjetor të vitit 2022. 32-vjeçarja është nga Fieri ndërsa jetonte tek dajat në Postribë të Shkodrës.

Më datën 3 janar ajo doli nga materniteti në mënyrë të rregullt me procedura spitalore. Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur mundësi për ta mbajtur fëmijën prandaj e ka hedhur në ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA