Telefonata e Inzaghit dhe ofendimi i Acerbit ndaj tifozëve/ Prokurori ndryshon mendje, nis hetimin ndaj tyre

13/02/2024 12:27

Prokuroria Federale ka vendosur të hapë një çështje për telefonatën e famshme të trajnerit Simone Inzaghi, që ishte i skualifikuar, në pjesën e parë të Roma-Inter.

Ndërkohë hetimi ka nisur edhe për qendërmbrojtësin Francesco Acerbi, i cili akuzohet se ka ofenduar me gishtin e mesit tifozët Giallorossi në tribunën e Montemario.

Për sa i përket Inzagit, prokurori Giuseppe Chinè ka menduar fillimisht të mos e nisë si hetim,  por pas raportimeve të shumta, bënë që ai të vijojë një hetim të mirëfilltë.

Deri më tani kjo është mohuar, pasi sipas mediave italiane, ka qenë stafi teknik ai që ka vepruar si ndërmjetës midis Inzaghit dhe lojtarëve.

Pritet që të kërkohet mbledhja e provave të nevojshme, ku prokurori do të ndalet specifikisht tek deklaratat e personave të përfshirë, nga Bastoni te Inzaghi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA