Seanca ndaj Belerit/ Shoqërohet në polici protestuesi që tentoi të digjte flamurin e Vorio-Epirit
13/02/2024 14:01
Është shoqëruar në polici protestuesi Bledar Cakalli, i cili tentoi të digjte flamurin e Vorio-Epirit para SPAK.
Ai tentoi të digjte flamurin në momentin që hyri Vangjel Dule për të ndjekur procesin e Fredi Belerit.
Aktivisti mbante veshur një triko me mbishkrimin “Kombi që harron ata që e kanë mbrojtur, do mbetet vetë i harruar”.
Ditën e sotme në GJKKO mbahet pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.
Top Channel