“Shpërthen” rrjeti/ Kampioni i Botës me Argjentinën në një lidhje me Mia Khalifën? Ish-ylli i pornos zbulon të vërtetën
25/11 13:58
Juventus bën hap fals në garën për titullin e Serie A, ndërsa bie në “Allinaz Stadium” ndaj Udinese-s.
Takimi i vlefshëm për javën e 24-ët u mbyll me rezultatin 0-1, me raste ishin të shumta nga të dyja skuadrat.
Sfida u zhbllokua në minutën e 25’, me Giannetti-n që shfrytëzoi rrëmujën në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Juventus provoi në disa raste për të gjetur golin e barazimit, por në fund sfida u mbyll me rezultatin 0-1.
Pas kësaj përballjeje, Juventus renditet në vend të dytë me 53 pikë, shtatë më pak se Inter-i i vendit të parë, por me “zikaltërit” që numërojnë një ndeshje më pak.
Teksa Udinese nga ana tjetër ngjitet momentalisht në vend të 15-të në kuotën e 22 pikëve.
Top Channel