Urgjenca në qendrën spitalore Nënë Tereza nuk i është kthyer ende normalitetit, përveçse është improvizuar një dhomë, në të cilën priten rastet urgjente.
“Kemi pritur vetëm rastet urgjence ekstreme që nuk kanë mundësi të transportohen në spitale të tjera. Sot patëm një ngjarje erdhi në arrest respirator dhe u transformua. U shpëtua një jetë sot. Erdhi pa shenja jete, ne bëmë punën tonë”-shprehet një mjek.
Rastet e tjera urgjente, ata që mbërrijnë me makina private kur janë për ndërhyrje kirurgjikale, orientohen drejt spitalit të Traumës, kur vijnë në gjendje të fikti apo probleme kardiake orientohen drejt spitalit Shefqet Ndroqi, ndërsa me temperaturë të lartë apo ethe, orientohen drejt urgjencës së shërbimit infektiv.
Zjarri nisi në dhomën teknike të pajisjeve mjekësore.
“Për arsye sigurie do duhet të sigurojmë të gjitha sistemet. Nuk kam përgjigje kokrete”-shprehet drejtoresha e QSUT, Albana Fico.
Top Channel