“Kanë bërë llogaritë e tyre, pse pritën të mbyllej Berisha në kullë?”, Curri për mbledhjen në selinë e PD: Të vetmit persona që mund ta rrëzojnë janë…

12/02/2024 22:06

Analisti Arian Curri, i ftuar në Top Story, komentoi mbledhjen e deputetëve të opozitës në selinë e Partisë Demokratike.

Sipas Currit, secili deputet ka bërë llogaritë e tij dhe po ecin sipas planit të tyre, për përfitime profesionale.

“Këta kanë bërë llogarinë e tyre, duan një mandat dhe të gjithë e dimë që Berisha nuk kthehet më, ata po e marrin me të mira, ky po i blen. Këta përse pritën që të mbyllej Berisha në kullë? Sepse e dinë që Berisha nuk kthehet më. Secili po luan lojën e tij dhe nuk ka plan, të gjithë po i thonë Berishës aman nuk ma jep mua”, tha Curri.

Po ashtu, Curri përmendi propozimin e deputetit Bujar Leskaj gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD se Gazment Bardhi duhet të bëhet nënkryetar i partisë.

“Dëgjova që kishin propozuar Gazment Bardhin si kryetar partie dhe Bardhit i qeshi buza. Berisha nuk ka për t’ua dhënë”, u shpreh analisti.

Sipas tij, PD do të shuhet nëse lihet në dorën e Berishës  dhe Bashës, ndërsa tregoi se kush mund ta shmangë këtë.

“Në fund mund të ndodhi që PD e ka mbyllur ciklin e saj, nëse nuk bie Berisha dhe Basha kjo parti do të fiket dhe do t’i marri me vete, të vetmit persona që mund ta rrëzojnë janë ata 5 njerëz që ishin ulur në krahun e Nokës, si Salianji, por dhe ata e dinë që nuk e marrin dot nëse nuk ia jep ‘papa’ që është atje në kullë”, sugjeron Curri.

Top Channel