Të tjera detaje nga incidenti në Athinë, ku një 70-vjeçar ka sulmuar një kompani detare në Athinë dhe pas rrethimit nga Policia, ka kryer vetëvrasje.
Gazetari i Top Channel, Artur Bibe bën me dije se autori i krimit kishte me vete karabinë dhe një pistoletë gjatë sulmit. Mes viktimave ishin CEO i kompanisë, kapiten Ilias Kukularis, motra e presidentit të firmës Spiros Karnezis, Maria Ladha 76 vjeç, si dhe një punonjës, Andonis Vlasaqis 79-vjeç.
Autori i masakrës është një ish-punonjës i kompanisë, i cili është pushuar para pak kohësh nga detyra e tij në të njëjtën kompani. El Burais, 70 vjeç, hyri në kompani pak pas orës 10:00 sipas orës lokale dhe hapi zjarr ndaj punonjësve.
Autori qëndroi i armatosur në katin e dytë të godinës që sulmoi, ndërsa zona u rrethua nga forca të shumta policore. Pas disa tratativave të pasukseshme, autori i rrethuar ka zgjedhur t’i japë fund jetës.
Top Channel