23/11 20:33
Ernest Muçi titullar te Besiktasi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u transferua gjatë ditës së fundit të merkatos nga Legia te bardhezinjtë nga Stambolli.
Në një operacion që preku shifrën 10 milionë euro. Me Muçin që është shndërruar në blerjen më të shtrenjtë të 16 herë kampionëve të Turqisë.
Besiktasi luan sot në transfertë përballë Kayserisporit, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit.
Trajneri Fernando Santos i ka dhuruar një fanellë titullari Muçit, i cili do të bëjë rolin e sulmuesit të djathtë.
Ndërkohë, Milot Rashica mungon në këtë ndeshje për Besiktasin, si pasojë e probleme muskulore.
Top Channel