Asambleja e PS, Rakipllari: Mesazhi ishte të mos flenë mbi dafina, sepse mund të kemi opozitë! Gazetari: Nuk është problem që Xhaçka nuk përdor Facebook-un

12/02/2024 23:06

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama mblodhi Asamblenë Kombëtare të PS, një mbledhje që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari e cilësoi këtë mbledhje si jashtë interesit publik, pasi nuk u trajtua asgjë me rëndësi dhe kjo sipas tij, vjen pasi PS mendon që nuk ka një opozitë.

“Asambleja PS dhe agjenda që kishte partia më e madhe në pushtet, ishte komplet jashtë interesit publik, nuk kishte asnjë lajm. Ishte pa produkt politik, pse nuk del ti në Facebook. PS duhet të këtë një përgjigje për të gjitha këto që po ndodhin, një plan. Sot PS mburret me faktin që nuk kemi opozitë, i vetmi mesazh ishte që mos flini mbi dafina sepse mund të kemi opozitë”, tha Rakipllari.

Në të njëjtin mendim, gazetari Agim Baçi, i cili tha: “Rama e mendon këtë, në këto 10 vjet Rama ka reaguar vetëm kur ka pasur reagime qytetare. Kur ka mosbesim të madh, ngrihet ai që është në pushtet. Duke mos dhënë llogari qeveria, duket sikur problemin e ka opozita. Kur nuk ka më reagime, demokracia është në një problem. Nuk është problem që Olta Xhaçka nuk përdor Facebook-un. Këto që përgjigjen përpara drejtësisë i ka zgjedhur ai”.

Deputeti Tomorr Alizoti, tha se SPAK duhet të marrë nën hetim kryeministrin Rama, i cili nuk mund të shpëtojë duke thënë se ia ‘lë në dorë drejtësisë.

“Ky është skandal i madh që po e marrim të mirëqenë që opozita nuk ekziston. Të gjithë qënkan të lumtur dhe mund të shpëtojë kreu i shtetit që ia le në dorë drejtësisë, kjo është për të ardhur keq. Nëse SPAK merr në pyetje Edi Ramën, publikisht e pranoj që për mua është institucioni më i këndshëm”, tha Alizoti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA