Vodhi katër banesa në Sarandë gjatë muajve të fundit, arrestohet 40-vjeçari

10/02/2024 12:45

Një 40-vjeçar është vënë në pranga për vjedhje në Sarandë.

Nga hetimet dyshohet se 40-vjeçari A.Q gjatë muajve të fundit, ka vjedhur sende dhe pajisje, në 4 banesa të ndryshme, në qytetin e Sarandës.

Po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel