Ruanin banorët për t’u vjedhur banesat, arrestohen dy persona në Pogradec

10/02/2024 12:35

Dy persona janë arrestuar në Pogradec për vjedhje nëpër banesa.

Nga hetimet dyshohet se D. K., 32 vjeç dhe N. P., 35 vjeç, të dy banues në Pogradec, gjatë muajit të fundit, kanë bashkëpunuar për të vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe kompjuterike, në 2 banesa, dhe kanë tentuar të vjedhin në një banesë tjetër, në lagjet nr. 1 dhe nr. 2, në Pogradec. Të arrestuarit paraprakisht i monitoronin banesat ku kryenin vjedhjet, për të hyrë në to, kur nuk kishte banorë.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel