Ngjarja në Kurbin, zbulohen detaje të reja! Autorët iu prezantuan si policë, ja çfarë deklaroi objektivi i atentatit

10/02/2024 19:06

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm ne Kurbin.

Sipas burimeve të gazetares Brixhilda Deda, bëhet me dije se Gjeloshi ka deklaruar se autorët janë prezantuar si policë në momentin që janë futur brenda objektit, po ashtu dhe rojës, i cili ka qenë prezent.

Më pas ata kanë qëlluar drejt 51-vjeçarit Ardjan Gjeloshit dhe Selman Mihana, i cili mbeti dhe viktimë e këtij atentati.

Dyshohet se kanë qenë dy makina që janë përdorur në këtë atentat dhe dyshohet se njëra makinë tip “Range Rover” është vjedhur disa kohë më parë në një karburant në autostradën Lezhe-Laç.

Selman Mihana 70 vjeç, personi që shihni në foto ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Gurez të Kurbin, gjatë atentatit.

Autoret kanë qëlluar nga jashtë firmës, ndërkohe plumbat i kanë kapur gjatë momentit që po futeshin në zyre. Në moment ka qenë prezent vetëm roja i objektit dhe sipas burimeve shënjestra ka qenë pronari i firmës i cili dyshohet se është qëlluar për shkaqe hakmarrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA