Zjarr pranë fshatit Gllavë në Memaliaj, dyshohet se është vendosur nga gjahtarë të paligjshëm! Gjendet pranë zonës së banuar, disa fshatra pa energji

10/02/2024 18:55

Pranë fshatit Gllavë në Bashkinë e Memaliajt një zjarr që mendohet se është vendosur nga gjahtarë të paligjshëm të zonës ka marrë përmasa të rrezikshme.

Flakët kanë përfshirë një masiv me pisha dhe gjendet pranë zonës së banuar. Banorët kanë njoftuar se nuk kanë mundësi të ndërhyjnë vetë dhe presin mbërritjen e zjarrfikësve nga Tepelena e Gjirokastra.

Zjarri besohet se është vendosur për të shtyrë drejt kurthit të gjahtarëve një tufë derrash të egër për të cilët ndalohet gjuetia.

Zjarri ka dëmtuar edhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe aktualisht disa fshatra janë në errësirë dhe të kërcënuar nga flakët.

Banorët tregojnë se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe se kjo po ndodh shpesh së fundi megjithëse në kushtet e një moratoriumi strikt për gjuetinë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA