Në pamje shokuese të regjistruara së fundmi një grua shihet që zhvishet janë një supermarketi Costco në Meksikë pasi rojet e sigurisë e akuzonin se kishte vjedhur artikuj. Më pas ajo shihej që largohej me vrap, dukshëm e tronditur nga ajo që kishte ndodhur.
Momenti çmendurisë raportohet se ndodhi në një supermarket në Xalapa në lindje të kryeqytetit meksikan, ku gruaja nisi të zhvishet thuajse krejt në parkingun e dyqanit, duke u parë nga vendasit që e filmonin.
Gruaja e paemëruar shihet që heq bluzën e saj, teksa një grua tjetër që besohet se ishte roje sigurie, i thoshte: “Hiqi të gjitha, hajde këtu”.
Blerësi që filmoi dramën me celularin e tij dëgjohet që thotë me vete: “Ç’dreqin është kjo?”
Kalimtarët e habitur qëndronin të ngrirë para eventit të çuditshëm teksa gruaja detyrohej të hiqte veshjet njëra pas tjetrës.
Por teksa tentonte të provonte pafajësinë e saj, ajo papritur u largua me vrap për të mos u ndaluar nga rojet.
Në video shihet gruaja që vrapon vetëm me streçet e saj, por mjaft e tronditur me atë që i ndodhi.
Ajo nuk duket se kishte gjë me vete kur u largua nga dyqani, teksa vendasit shikonin me habi gruan që vraponte para tyre thuajse e zhveshur. Ngjarja raportohet se ndodhi në fillim të javës.
Top Channel