Aksident në Fier, motomjeti del nga rruga, 34-vjeçari përfundon në spital

09/02/2024 15:19
foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Fier.

Rreth orës 14:30, në qendër te fshatit Kashisht, Fier, në rrugë dytësore, shtetasi Sh. S., rreth 34 vjeç, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti doli nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel