Australia do të prezantojë ligje që do t’u japin punëtorëve të drejtën të injorojnë thirrjet dhe mesazhet e paarsyeshme nga shefat e tyre jashtë orarit të punës pa pasoja, ndërsa punëdhënësit që shkelin rregullin do të duhet të paguajnë gjoba.
E ashtuquajtura “e drejta për të hequr dorë” është pjesë e një sërë ndryshimesh në ligj që duhet të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe të ndihmojnë në vendosjen e një ekuilibri midis punës dhe jetës private.
“Një shumicë e senatorëve pranuan se e mbështesin projektligjin”,-tha ministri i Punësimit, Tony Burke i Partisë Laburiste në pushtet. Projektligji pritet të prezantohet në Parlamentin Australian këtë javë. “Thjesht duam të themi se dikush që nuk paguhet për punën 24 orë në ditë nuk duhet të penalizohet nëse nuk është online dhe nuk disponohet 24 orë në ditë”,-deklaroi kryeministri i Australis, Anthony Albanese. Reuters kujton se ligje të ngjashme tashmë janë në fuqi në Francë, Spanjë dhe vende të tjera të Bashkimit Europian.
Top Channel