Lojërat e fatit u hoqën nga rendi i ditës në Parlament, me kërkesë të Partisë Socialiste.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 155/2045 për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar” do të diskutohej këtë të enjte në Kuvend, por kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi miratimin e kërkesës së mazhorancës.

Ndryshimet që grupet e interesit kanë kërkuar të bëhet në ligjin për Lojërat e Fatit, që synon rikthimin online të basteve sportive, kanë nxitur vazhdimisht debate mes deputetëve.

Sipas projektligjit, ata që do të duan të luajnë baste sportive online, do të duhet të regjistrohen me identitetin  e tyre në sistemet e kompanive të basteve, të cilat të do të jenë të detyruar që të dhënat e lojtarëve t’i ruajnë për tre vjet. Ndërsa qarkullimi i parave do të bëhet nëpërmjet sistemit bankar.

Bastet sportive u shpallen të paligjshme më 1 janar 2019, pavarësisht kësaj shqiptarët kurrë nuk ndaluan së vëni loto, apo luajtur në kazino, sepse ky shërbim ofrohej online pa u kontrolluar nga askush.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA