Fotogaleri/ Garda e mbuluar me miell, makinat me vezë…. lekë nga “qielli”! Si u zhvillua seanca e sotme në Kuvend

08/02/2024 11:52

Një seancë edhe më e pazakontë u zhvillua sot në Kuvend, si brenda ashtu edhe jashtë godinës.

Si fillim, deputetët e grupit të Gazment Bardhit dhe “Rithemelimit” u mblodhën jashtë Kuvendit, por nuk u lejuan nga garda të futen brenda. Si kundërpërgjigje Flamur Noka hodhi miell drejt tyre, ndërsa nuk kurseu as sekretarin e Përgjithshëm, Genc Gjonçaj.

Më pas brenda Kuvendit, mes zhurmës dhe kaosit, deputeti Dashnor Sula, me në veshje të pazakontë, i mbuluar me para fallco dhe reklama lotarie, hodhi lekë drejt ministrave.

PS rrëzoi propozimin e Bashës për t’i dhënë 50 milionë USD ndihmë Kosovës, ku ky i fundit u largua menjëherë nga Kuvendi.

Pas mbylljes së seancës, e cila zgjati rreth 25 minuta, jashtë Kuvendit, Flamur Noka goditi me vezë automjetin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe më pas të sekretarit të Përgjithshëm, Genc Gjoçaj.

FOTO GALERI
3/35

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA