Personi në foto është Renato Nasto, konsulent i cili gjente klientë shqiptarë dhe u merrte nga 10 mijë euro pasi pajiseshin me vizë amerikane.

Nasto së bashku me katër persona të tjerë, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri, u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim, Eduart Gjinin, për mashtrim dhe ‘Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve’.

Nasto ka hapur një profil në Instagram “visa amerikane insider” me mbi 11.5 ndjekës, ku jepej siguri 100% për t’u pajisur me vizë.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, Nasto i ndihmonte ata që të falsifikonin formularët online të aplikimit për vizë, duke i plotësuar me të dhëna të rreme në mënyrë që të dilnin fitues. Ai i shoqëronte edhe gjatë intervistimit në konsullatë, ku i orientonte se si të përgjigjeshin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA