“Interesi nuk është ta nxjerrim Greqinë keq”/ Salaj në “Top Story”: Nëse e bëjmë do të ishte pesë me hiç

07/02/2024 22:56

Gazetari Blendi Salaj foli në “Top Sotry” për çështjen “Beleri” dhe situatat e krijuara pas arrestimit të tij.

Ai u shpreh se interesi i Shqipërisë nuk është ta bëjë Greqinë të dalë keq, pasi këtu do të ishim të humbur.

Salaj theksoi se Greqia dhe Shqipëria duhet të kenë marrëdhënie të mira e të jenë partnerë.

“Nuk mendoj që interesi ynë është ta bëjmë Greqinë të dalë keq. Nëse e bëjmë këtë do të ishte 5 me hiç. Greqia është dhe duhet të jetë partner i Shqipërisë. Vetë pozicioni gjeografik e shpejton këtë. Po flasim në c çështje ekonomike. Greqia është lënë pas dore, interesi ekonomik është lënë pas dore”, u shpreh gazetari.

Top Channel