Gazetari tregon raportin sekret të vitit 2007, Artan Hoxha: Shefi i shërbimit ia dërgoi ministrit, ja emri që përmendet dhe lidhja me Belerin

07/02/2024 23:06

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detajet e një raporti sekret të vitit 2007 që lidhet me situatën në Himarë në zgjedhjet lokale të mbajtura atë vit.

Në raportin e shefit të shërbimit në atë kohë Bari Shaqiri i cilia ia dërgoi ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj përmendej Angjelo Kokaveshi, kushëriri i Panedeli Kokaveshit i cili akuzohet bashkë me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin për shit-blerje votash gjatë zgjedhjeve lokale të marsit 2023.

“Raport sekret thotë, tek kopje ka pasur, por e ka kaluar atë afatin se raportet sekrete kanë 5-20 vjet. Ky raport i datës 5 shkurt 2007, shefi i shërbimit në atë kohë Bari Shaqiri ia dërgon ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj dhe i thotë se çfarë informacioni ka shërbimi sekret për zgjedhjet lokale problematika në Himarë është më shumë me zgjedhjet lokale jo ato qëndrore. Në zgjedhje qëndrore aty bëhet një aleancë me njërën nga partitë. Përmendet Angjelo Kokaveshi, nga Himara në oborrin e banesës së tij u gjetën armët e grabitura në ngjarjen e 10 prillit 1994 në Peshkëpi. Me kë u kap Beleri, me Pandeli Kokaveshin, kushëriri i tij, prandaj ne vazhdimisht na shfaqen të njëjtët persona”, tha Hoxha.

Top Channel