Gazetari Artan Hoxha foli në “Top Story” për akuzat për shpifje të Fredi Belerit ndaj tij.

Ai u shpreh se kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës ka kërkuar që të ketë një marrëveshje me të.

Hoxha tha se nuk e ka personale me Belerin, por thjesht ka trajtuar çështjet penale të tij.

Belerin e njoh prej kohësh tani u bë personazh mediatik. Unë e dalloj qartë sot ne kemi dy çështje Beleri, kemi çështjen politike dhe atë penalen. Unë e kam trajtuar për çështjet penale. Për problematikat në Shqipëri për ngjarjet e ndryshme që kanë kulmuar e deri te çështjet zgjedhore. Edhe kur ishte person në kërkim dhe iu shmang dënimit ka qenë prezent. Vazhdimisht nuk është se nuk ka pasur tentativa për të vendosur marrëveshje, kryesisht nga ana Belerit.

Nëpërmjet personave të tjerë që ka bërë. Duke qenë një person që kam ndjekur çështjen e shoh si një çështje që ka të bëjë me ndërkombëtarët. Çështja që ka të shkuar në BE. Beleri nuk është një qytetari të thjeshtë. Unë nuk e kam parë këtë interes të Greqisë, si në rastin e Belerit në asnjë proces tjetër se kam parë. Beleri aty është si shtetas shqiptar, Beleri nuk i ka përfaqësuar zgjedhjet si përfaqësues si i Greqisë.

Nëse nuk do e mbështeste Berisha dhe Meta ai nuk do të fitonte. Ajo që shoh unë, gjyqtari kishte kërkuar dhe autorizuar, se kërkon të marrë leje për të bërë betimin. Ai mendon që unë e kam personale. Unë nuk kam asgjë personale. Unë nuk përfaqësoj askënd në këtë histori do të kisha qenë më rehat nëse nuk do ta kisha vazhduar. Herë pas here Greqia ka politikat e veta”, u shpreh Hoxha.

Top Channel