Mallrat e lira nga Kina, ekspertët japin alarmin: Kujdes, rezultatet e testeve-tronditëse!

06/02/2024 08:34

Ekspertë gjermanë japin alarmin për mallrat e lira nga Kina që ofrohen në portalet online.

Edhe pse çmimi i tyre është joshës, rezultatet e testeve të disa prej këtyre produkteve përshkruhen si tronditëse. Analizat e kryera nga disa institute gjermane për mbrojtjen e konsumatorëve treguan se ka firma online nga Kina të cilat jo vetëm tregtojnë mallra që janë të jashtëligjshme në BE, por edhe të rrezikshme. Për shembull një nga tenxheret elektrike multifunksionale që u testua, rezultoi se nuk kishte tokëzim e për rrjedhojë mund të shkaktonte goditje elektrike. Feri dhe kopsat e disa bluzave u pa se  përmbanin substancën e dëmshme DPB. Doza e DPB-së që u gjet gjatë analizave ishte 40 herë me e larte sesa niveli maksimal i lejuar në Evropë. Substanca DPB shkakton çrregullime në nivelin e testosteronit tek meshkujt, dhe tek femrat shtatzëna, ndikon tek zhvillimi i fëmijës.

Pak muaj më parë, ekzekutivi i BE-së dërgoi kërkesë zyrtare për informacione nga një faqe e njohur kineze si pjesë e kompetencave të tij hetimore bazuar në Aktin e  Shërbimeve Dixhitale (DSA). Një raport i vitit 2022 nga Zyra e Pronësisë Intelektuale të BE-së dhe Europol po kështu dilte në përfundimin se produktet farmaceutike të falsifikuara qene zhvendosur nga tregjet fizike në ato online, me një “gamë gjithnjë e më të gjerë ilaçesh”. Raporti theksonte se mallrat e falsifikuara dhe ato pirate që kishin hyrë në vendet e bllokut, kapnin vlerën e 119 miliardë eurove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA