Një 28-vjeçar që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Fierit, është vënë në pranga.

I riu u ndalua në rrugën kryesore të fshatit Poro. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën 18 doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, 2 celularë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky e shtetas siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit.

Top Channel