Komision Hetimor për udhëtimet e Ramës? Manja debaton ashpër me Xhaferrajn: Ju mund ta thërrisnit në interpelancë, por doni të ndizni Kuvendin

05/02/2024 22:01

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka debatuar ashpër me deputetin demokrat Ferdinant Xhaferraj sa i përket kërkesave të opozitës për Komisionet hetimore.

Sipas Manjës, opozita mund ta thërriste kryeministrin Rama në interpelancë, por nuk do sepse preferon të ndezë Kuvendin me flakadanë. Në kundërpërgjigje Xhaferraj theksoi se në Shqipëri ka që nga 2021 që nuk qeveriset.

Manja: Unë nuk po them që ne jemi ëngjëj dhe matan nesh kemi djaj. Do ngremë komision hetimor, thotë, për konflikt interesi. Sa komisione hetimore janë ngritur për konflikt interesi në Shqipëri? Komision Hetimor për portin e Durrësit sepse mendohet se ka korrupsion. Po pse mo politikë me supozime do të bëni ju? Unë i kam listuar sikurse i keni sjellë ju në Kuvend. Ju kërkoni Komision hetimor për të diskutuar udhëtimet e kryeministrit jashtë shtetit. S’ka nevojë për komisione hetimore në të tilla raste. Ju mund të kërkoni interpelancë me kryeministrin, thërriteni në mocion me debat.

Duma: Nuk u vjen.

Manja: Vjen moj vjen, por ishin me flakadanë këta. E kishin ndezur Kuvendin.

Xhaferraj: Grida, që nga 2021 këtu nuk qeveriset. Unë jam gati sot që ti pranojë gabimet e PD-së, por nëse gjatë qeverisjes së PD u bën 4 gjëra madhore: Rruga e Kombit, tuneli i Elbasanit, liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Janë 4 momente që prekën shqiptarët të madh dhe të vogël nga veriu në jug. Në 11 vite qeverisje më thoni 2-3 gjëra që keni bërë ju?

Manja: Aq janë shumë, por një gjë është progres-raporti i BE dhe Shqipëria do të çel negociatat për t’u anëtarësuar…

Xhaferraj: E trishtueshme, e trishtueshme, flasin ende për negociata.

Manja: Po është shumë vonë të flasësh sot për rrugë dhe transport.

Xhaferraj: E di, por e tillë ishte situata atëherë. Ju çfarë keni bërë në 11-vjet sot?

Manja: Lëri rrugët sepse kemi lidhur Shqipërinë nga Veriu deri në Jug…

Top Channel