Ustai i vetëm në fshat! Artizani 70-vjeçar në Peshtan të Fierit: Do punoj sa të kem frymë

04/02/2024 12:08

Banush Muçaj 70-vjeçari nga Peshtani i Madh ne Fier prej 40 vitesh merret me zdrukthëtarinë dhe është i vetmi artizan në zone që prodhon vegla pune për bujqësinë, dhe samarë për kafshët e punës.

Ketë profesion e nisi ne vitet 80. Punoi për 10 vjet në ish-kooperativën e Frakullës ku prodhonte samarë për kafshët të cilat kryenin shumicën e punës pasi tereni ishte kodrinor.

Ketë profesion e nisi ne vitet 80. Punoi për 10 vjet në ish-kooperativën e Frakullës ku prodhonte samarë për kafshët të cilat kryenin shumicën e punës pasi tereni ishte kodrinor.

“Për çdo ditë duhet të beja 1 orë e gjysmë rrugën në këmbë për t’u paraqitur në punë në mëngjes dhe po tënjëjtën rrugë për t’u kthyer në shtëpi”, tregon usta Banushi.

Pas viteve 90 me rënien e sistemit dhe shpërbërjen e kooperativave, Banushi se bashku me bashkëshorten vazhdoi të ushtronte profesionin duke punuar privatisht në shtëpinë e tij.

“Më parë prodhoja shumë samarë pasi në të gjithë fshatrat isha i vetmi usta, ndërsa tani me futjen e makinerive bujqësore puna është rralluar, dhe shumica e njerëzve janë larguar nga fshati”, tha ustai.

Edhe pse në moshë të thyer artizani thotë se nuk do ta braktisë kurrë këtë profesion dhe do të punoje deri sa të ketë fuqi pasi me këtë zanat ka mbajtur familjen dhe rritur fëmijët.

Top Channel