FOTO/ Makina me të rinj del nga rruga dhe përfundon 50 m poshtë tranversës! Vdes 18-vjeçari në Librazhd, 3 të plagosur

04/02/2024 22:05

Të tjera detaje dalin në dritë nga aksidenti me pasojë vdekjen në aksin “Librazhd-Perrenjas”.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, mjeti tip “Benz” i drejtuar nga 21-vjeçari Meglin Zeneli ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 50 metra poshtë tranversës.

Për pasojë ka humbur jetën D. B., 18 vjeç, ndërkaq janë plagosur Zeneli dhe dy pasagjerët e tjerë, të cilët tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën”- thuhet në njoftim.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Top Channel