Vodhi ushqimet dhe pajisjet elektrike në shtëpinë e një të moshuari, arrestohet 64-vjeçari në Memaliaj

02/02/2024 12:51

Një 64-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet për vjedhje në fshatin Kalivaç, Memaliaj.

Dyshohet se ditën e djeshme ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe produkte ushqimore në shtëpinë e një 67-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel