Një 31-vjeçar, që dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike drejt Italisë, u arrestuar në Shkodër.

Për Kristian Uldedajn, Gjykata e Milanos ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Sipas hetimeve, i riu ka qenë pjesë e një grupi kriminal për shtatë vite. Gjatë periudhës 2015-2022, ai ka trafikuar në shtetin fqinj rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Këtij grupi i janë sekuestruar 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Top Channel