
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ndaj të cilit është në fuqi masa “detyrimin paraqitje” për koncesionin e sterilizimit, u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorupsion.
Këtë mëngjes, ambienteve të SPAK iu drejtua edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Të akuzuarit e dosjes së sterilizimit kërkuan ndryshim mase sigurie. Por, në 30 janar, Gjykata e Lartë rrëzoi ankimin e Klodjan Rrjepajt, Ilir Rrapajt, Saimir Kadiut, Argjen Gjatës, Genc Burazerit, Marsela Serjanit.
Prokurorët e SPAK prej tre vitesh kishin nën hetim ish-ministrin Shëndetësisë, Ilir Beqaj për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrje në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.
Top Channel