Pamje të rënda/ 19-vjeçari qëllon me armë tre herë pas shpine taksistin dhe e grabit! Ja çfarë i tha i riu teksa largohej

02/02/2024 09:39

Turqia është shokuar nga një ngjarje e rëndë, përmasat e të cilës në përjetimin e opinionit publik u amplifikuan akoma edhe më shumë nga fakti që gjithçka u regjistrua dhe videoja u bë virale në rrjet.

Filmimi brenda një taksie tregon sesi një pasagjer 19-vjeçar qëllon me gjakftohtësi me tre plumba pas shpine drejtuesin e mjetit. I riu, sipas mediave vendase ishte një grabitës që u hoq si klient.

Ngjarja e ndodhur në Izmir ka ngjallur zemërim të madh publik. 44-vjeçari Oguz Erge e ka marrë të riun në taksi dhe në fund të udhëtimit, ai e pyet “se sa kushton rruga”, por përpara se të taksisti të përgjigjet, nxjerr pistoletën dhe e qëllon tre here. Më tej, para se të largohet nga vendngjarja i vjedh telefonin dhe kufjet. “Disa njerëzve nuk duhet t`i besosh”, dëgjohet të thotë me sarkazëm 19-vjeçari. Taksisti u dërgua në spital, por ndërroi jetë disa orë më vonë.

Pasi kontrolluan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie, forcat e rendit arritën ta gjejnë 19-vjeçarin dhe ta prangosin. Taksisti fillimisht ishte shqetësuar nga fakti që i riu mbante maskë, por kur ky i fundit i kishte thënë se ishte i sëmurë, 44-vjeçari qe shprehur se nuk mund ta linte në rrugë në një mot të tillë të ftohtë.

Top Channel