200 policë të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve kanë ushtruar kontroll në burgun e Reçit.

Burime të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, bëjnë me dije se kontrollet po ushtrohen në regjim dhe në qeli.

Kemi ndryshuar qasjen për sigurinë në burgje”- tha një burim pas ngjarjes në burgun e Peqinit.

Deri tani kanë gjetur 6 të burgosur me doza hashashi. Kontrolli blic po zhvillohet ende, ndërsa po marrin pjesë edhe forcat operacionale të burgjeve dhe DAP.

Top Channel