I ofroi 50 euro policit për të kaluar ilegalisht kufirin, e pëson 40-vjeçari në Vlorë

02/02/2024 13:43

Një 40-vjeçar është ndjekur penalisht nga policia e Vlorës, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policiseë kufitare.

Ndaj L. P., 40 vjeç, banues në Lushnjë, nisi hetimi në gjendje të lirë pasi tentoi të  korruptonte efektivin duke i ofruar 50 euro, që të dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (me dokumentacion të parregullt).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Top Channel