Foto ilustruese

Një 29-vjeçar, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është vënë në pranga në Durrës.

Romarjo Banushi është arrestuar në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, që vazhdon në të gjithë vendin.

Për goditjen e një grupi masiv të shpërndarësve të drogës në territorin e Durrësit janë përdorur metoda speciale të hetimit, kryesisht metoda e blerjes së stimuluar.

Si rezultat i kësaj faze të megaoperacionit kundër lëndëve narkotike në Durrës janë arrestuar 53 persona, 3 prej të cilëve me vendim paraprak gjykate, dhe janë në kërkim ende 10 të tjerë. Ndërkaq u sekuestruan gjatë operacionit lëndë narkotike e llojit kokainë, heroinë dhe kanabis, një sasi parash, armë të ndryshme dhe municion, si dhe automjete dhe pajisje për ndarjen e dozave.

Top Channel