Murosi shqiptaren në Spanjë, rrëfehet autori Marco Romeo: Nuk e vrava, por unë ia fsheha trupin! Jam penduar…

01/02/2024 17:07

Marco Romeo, vrasësi i arrestuar në Spanjë, për vrasjen e nënës së djalit të tij Paula dhe shqiptaren Sibora Gagani, i ka dërguar një letër gjykatës, sepse në burg ai thotë se “ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Zotin dhe është totalisht i penduar”.

Ai ka rrëfyer si kanë ndodhur ngjarjet dhe se si vrau gruan e tij, 28-vjeçe, për të cilën thotë se kanë pasur një sherr, ku ai e kapi nga qafa dhe e hodhi në tokë. Ajo bërtiti për ndihmë, por ai  e vrau. Ai rrëfen se nuk i kujtohet gjë tjetër, pasi e kapi paniku dhe iku. Paula me origjinë nga Malaga dhe nënë e tre fëmijëve, nga të cilët i fundit i Romeos, u vra me 14 plagë me thikë në shtëpinë e tyre në Torremolinos.

Lidhur me vrasjen e Sibora Gaganit, Romeo këmbëngul se nuk ishte përgjegjës për vdekjen e saj, ndërsa pranon se ka fshehur trupin e gjetur nga policia të mbështjellë me qese plastike dhe në një kuti druri të murosur në mur. Marco Romeo gjithashtu thotë në këtë rast se është penduar ” që ka bërë një gjë kaq të neveritshme ” .

22 vjeçarja u zhduk 9 vite më parë, në korrik të 2014-s në Spanjë, aty ku kishte shkuar për të jetuar më të dashurin italian, Marco Romeo dhe trupi i së cilës u gjet qershorin e kaluar.

Mbetet për t’u kuptuar se kush mund ta kishte vrarë Siborën dhe pse Romeo, si i pafajshëm, do ta kishte fshehur trupin e saj. Dhe pozicioni i gjyqtarit dhe nëse ai është vërtet i gatshëm të besojë versionet e Romeos.

Top Channel