Temperatura deri në 33 gradë, çfarë parashikon moti për këtë të diel
Disa qytetarë, mbështetës të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, protestuan këtë të enjte para Gjykatës Kushtetuese.
Ata kërkuan që Gjykata të respektojë vullnetin e qytetarëve dhe Beleri të betohet si kryetar bashkie.
“Himara vendosi!”, “Respektoni Kushtetutën”, “Respektoni vullnetin e popullit”, ishin disa nga pankartat e tyre.
Tri ditë ma parë, Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën e Belerit, duke mos i dhënë leje për t’u betuar.
Vetë Beleri e konsideroi vendimin një sulm antikushtetues ndaj zgjedhjeve në Himarë.
“Gjykata e porositur prej pushtetit politik , goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë. Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdhrin e Kryeministrit – Gjyqtar Suprem , për mos të më dhënë leje për t`u betuar dhe të marrë mandatin.
Pa betimin nuk behet efektiv mandati. Pa betimin dhunohet e drejta kushtetuese e zgjedhjeve. Duket sikur në Himarë nuk janë bërë zgjedhje. Me force pushteti, në kundërshtim me Kushtetutën, dhe me bekimin pa ligj të një gjykate personale të Kryeministrit, po shkelet çdo parim , normë kushtetuese dhe Europiane për mos të lëshuar Bashkinë e Himarës”.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, nën dyshimin për blerje votash.
Top Channel