Detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë/ Nënë e bijë që u gjetën të pajetë, dyshohet se ishin…
01/02/2024 17:22
Nënë e bijë 74 dhe 54 vjeçe u gjetën të pajeta sot banesën e tyre në lagjen 17 në Korçë.
Nga informacionet paraprake bëjnë me dije dije se nëna Eleni Vangjeli ka qenë e sëmurë, dhe dyshohet se vajza Ornela, ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera. Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.
Top Channel