Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Cërrik”, ku një automjet me drejtues 21-vjeçarin A.P ka përplasur automjetin me drejtues 34-vjeçarin B.N.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë ngelur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve, një pasagjer në automjetin e 34-vjeçarit dhe një pasagjer në automjetin që drejtonte 21-vjeçari, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel