Top Channel ka siguruar dëshminë e pronares së noterisë, së cilës iu vendos lëndë plasëse këtë mëngjes në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë.

“Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”, tha noterja para grupit hetimor.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse u dëmtua fasada e zyrës. Zyra noteriale është në pronësi të noteres Esmeralda Dauti, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:10 të mëngjesit ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA